Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët NULL NULL 09.02.2023 12:29 09.02.2023 12:29 Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se është shpifje e madhe të thuhet që partitë opozitare “provojnë ta rrëzojnë qeverinë në komunikim me ndërkombëtarët”. Sipas Abdixhikut, kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje e qëndrim të qartë, që marrëveshja duhet të jetë finale dhe ligjërisht e obligueshme. “Ky është qëndrimi i LDK-së. Mos shpif, mos e sjell debatin në ceshjte personale se janë cështje shumë serioze”. “Nuk kemi nevoje ne as para Chollet e as para Escobarit të japim ndryshe, janë qëndrime publike. LDK-ja po thotë që kërko marrëveshje finale me ta që t’i ndajmë rrugët negociuese e më pas të merremi me cështjen e vendeve mosnjohëse, të merremi me anëtarësimin në NATO”, është shprehur Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. Tutje, Abdixhiku tha se çdo devijim nga kjo pozitë, është devijim i rëndë i gjithë rrugës, teksa tha se “tragjedia e vendit është se po sjell marrëveshje devijuese”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë