Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike NULL NULL 28.06.2025 18:41 28.06.2025 18:41 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e ftuar nga kreu i VV-së, Albin Kurti, morën pjesë me qëllim të mirë dhe për të parë e gjetur zgjidhje për ngërçin politik. Ai tha se në takim morën pjesë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër një farsë publike sesa substanciale, dhe sipas tij, droja e tyre u vërtetua në këtë takim. “Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse se qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij”. “Me lejoni të theksojë se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. Tutje, Abdixhiku tregoi se kushtëzimet e Kurtit janë që ose të votohet në mënyrë të fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke e votua Albulena Haxhiun sërish si kryetare të kuvendit. “Dhe më pas një ndërlidhje e përçudnuar e votimit për kryetar të kuvendit me nënkryetarë të kuvendit. Moslëvizja nga këto pozicione, e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike”. “Mos harroni që tani e kemi një aktgjykim të Kushtetueses dhe mosrespektimi i saj, për LDK-në është hap i parë në përmbysjen e rendit kushtetues”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 35 minuta më parë