Abdixhiku: Kurti, kryeministri i parë në botë në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale (VIDEO) NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është duke pasur njohuri se si funksionon ekonomia e një shteti. Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Kurti është duke menaxhuar krizën ekonomike duke shpërndarë shtesa si masë mbështetëse për qytetarët. “Tragjedia më e madhe këtu është se këta e kanë reduktuar problemin ekonomik në transaksione prej buxhetit në politika sociale, kaq është ekonomia e tyre. Kur i përmendke masat sot ky njeri fliste për skema sociale dhe më pas për zhvillim”. “Kështu bëhet kryeministri i parë në botë në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale, për të ekonomia është i marrim disa pare prej buxhetit dhe i shpërndajmë te njerëzit, kaq mendon. Po të ishte kaq e thjeshtë kjo punë, s’do të kishte nevojë për kryeministër. E marrim një kontabilist që do t’i shpërndante paratë nga buxheti i shtetit te qytetarët. Kështu ekonomia nuk bëhet, as nuk bëhet duke ngritur paranoja te bizneset”,ka thënë Abdixhiku, njofton KlanKosova.tv.
Kosova Hyseni: Qeveria s'duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 20 sekonda më parë
Kosova Mitrovicë e Jugut, arrestohen dy persona për veprën “lëndim i rëndë trupor” 23 sekonda më parë