Abdixhiku: Kurti kokëfortë, nuk po vepron si Biden për naftën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Kurti kokëfortë, nuk po vepron si Biden për naftën

NULL NULL
6 days më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë duke punuar drejtë heqjes së taksës së naftës për tre muajt e ardhshëm, e sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk është duke e bërë të njëjtën gjë, ndonëse LDK-ja ka pasur një propozim të ngjashëm për ekzekutivin.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se edhe shtetet evropiane e kanë reduktuar akcizën dhe TVSH-në për derivate.

“Presidenti i SHBA-ve, i ekonomisë më të fuqishme në botë, Joe Biden, i ka nisur dje Kongresit Amerikan propozimin për heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm; si masë e domosdoshme e stabilizimit të çmimeve të gjithëmbarshme”.

“Kryeministri i ekonomisë më të varfër në Evropë, Kurti, vazhdon të refuzojë propozimin tonë të 7 marsit për masë krejtësisht të ngjashme – reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm. Kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë. Kosova ka nevojë për lidership në momente krize; jo teke të tilla. Mund të vonoheni, të bëni dëme edhe më shumë, por zgjidhje tjetër – përveç propozimit të LDK-së – s’keni si zëvendësim”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se këtë të hënë, në debatin parlamentar të kërkuar nga LDK-ja, është koha që edhe Kosova me qytetarë të rreshtohet prapa një politike të tillë si shtetet e huaja, transmeton KlanKosova.tv.