Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku komenton vendimin e Kushtetueses: Votim i hapur, konsensus e kompromis

NULL NULL
26.06.2025 22:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shpallur jokushtetues votimin e fshehtë në konstituimin e Kuvendit.

Abdixhiku tha se vendimi i Kushtetueses ka konfirmuar qëndrimin e LDK-së për një votim të hapur.

“Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.