Abdixhiku ka një ofertë për Kurtin rreth dialogut: Marrëveshja Kosovë-Serbi ta ketë njohjen reciproke NULL NULL 26.05.2021 12:20 26.05.2021 12:20 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur në takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë biseduar për procesin e dialogut. Ai para mediave ka thënë se në këtë takim nuk pati asnjë mospajtim mes Qeverisë dhe LDK-së sa i përket këtij procesi. “Mbajtëm takimin bashkë me Kurtin, biseduam për çështjen e dialogut, kryeministri na njoftoi për qëndrimet mbi këtë proces dhe prioritetet e tij. Ne i bëmë, i prezantuam një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë”. “Qartësimi përfshin atë se ne i konfirmuam Kurtit se dokumentet rreth procesit të dialogut nga ish-Qeveria Hoti i janë dorëzuar të gjitha, nëse ato nuk i kanë ose i kanë humbur, ata munden t’i kërkojnë sërish ato. Kërkesa ka të bëjë me pozicionin politik që kjo qeveri duhet ta ketë e ta prezentojë në Kuvend, pra Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i Qeverisë për dialog dhe po e presim një pozicion të tillë”. “Ne i ofruam një dokument mbi pozicionin politik që ne mendojmë se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë, kryeministri tashmë ka një dokument që Lidhja Demokratike e Kosovës që ai duhet ta trajtojë në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbrojë gjithsesi e që janë: Diskutimi i mbi bazën e vendimit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës,mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e karakterit unitar të Kosovës dhe rendit kushtetues dhe rezultati final që duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO”, ka thënë Abdixhiku.