Abdixhiku i del në përkrahje Zhegrovës: Në vargun e dështimeve të futbollit kosovar, ti je shpresa NULL NULL 08.09.2024 19:20 08.09.2024 19:20 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me futbollistin shqiptar, Edon Zhegrovën. Foto: Lumir Abdixhiku / FB Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës nga Kombëtarja e Kosovës, duke i dhuruar atij mbështetje. Abdixhiku thotë se Edoni është djalë me vlera dhe se do të ngritet mbi çdo padrejtësi, pasi sipas tij “ai i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!”, përcjell Klankosova.tv. “Kokën lartë djalë! Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.