Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: E ardhmja u takon atyre që shohin Republikën para urrejtjes

NULL NULL
20.12.2024 11:51
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidixhiku.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidixhiku.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video nga tubimi i Forumit të Rinisë të LDK-së, i mbajtur të enjten.

Abdixhiku, në fjalimin e tij vuri theksin te fuqia e rinisë si pasuria më e madhe e Kosovës dhe shprehu besimin se ndryshimi sipas tij do të vijë nga ata që guxojnë të ëndërrojnë dhe të veprojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Rini! Liri! Ardhmëri! Ishte bukur, ishte fort, ishte plot energji. E ardhmja u takon atyre që shohin shpresë para frikës, shohin mundësi para dorëzimit, shohin Republikën para urrejtjes!”.

“Kjo e ardhme nuk i takon atyre që na ndajnë e përçajnë, atyre që janë plot mllef e vrer. Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në rini, që ëndërrojnë dhe guxojnë të ëndërrojnë”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.