Abdixhiku: Asnjë grupim politik nuk e ka shumicën parlamentare NULL NULL 12.06.2025 11:36 12.06.2025 11:36 Lumir Abdixhiku Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat e Qeverisë së Unitetit. Ky propozim vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin që nga 15 prilli i këtij viti, pasi nuk po arrihet formimi i institucioneve, transmeton klankosova.tv. Lidhur me formimin e Qeverisë së Tranzicionit, Abdxhiku tha se në krye të saj duhet të jetë dikush që ka unitet. “Kryetarët e partive duhet të përjashtojnë vetën nga zgjedhja në krye të qeverisë”, u shpreh ai. Sakaq, ai thotë se ka parë vullnet politik nga ish-opozita për të krijuar një qeveri tranzicioni, derisa tha se është partia e parë ajo që refuzon themelimin e saj. I pari i LDK-së po ashtu tha se asnjëra parti politike nuk e ka shumicën, duek hedhur poshtë pretendimet e disa parti të ish-opozitës i kanë votat. “Nuk kemi shumicë, asnjëra palë, asnjë grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra për të bërë shumicën. Kam dëgjuar kryetarë të partive të tjera duke thënë se disa partitë e ish-opozitës kanë shumicë, por nuk është e vërtetë. Asnjëra palë nuk ka shumicë. Votat e deputetëve joserbë gjithashtu janë të qartë me deklarimet e tyre politike”, u shpreh Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 4 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë