Abbott: Koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abbott: Koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin

NULL NULL
09.05.2023 15:12
Abbott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë që tani është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Kjo javë pret shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtorin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”.

“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv