Abazoviqi pas takimit me Kurtin: Mali i Zi e Kosova po japin shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet NULL NULL 14.04.2023 10:42 14.04.2023 10:42 Dritan Abazoviq Kryeministrin në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se Kosova dhe Mali i Zi janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet. “Falënderoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për një mikpritje të jashtëzakonshme. Jam mëse i bindur se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet”, tha ai. Abazoviq foli edhe për marrëveshjen për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën e nënshkruan sot. Ai u shpreh se ideja ishte që të krijohet një akses më i lehtë për qytetarët e dy vendeve, përcjell Klankosova.tv. “Fokusi jonë edhe sot në takim ka qenë në atë se cili është standardi jetësor i popullit edhe të Kosovës edhe i Malit të Zi dhe mendoj se jemi në një rrugë të duhur të zhvillojmë disa projekte të cilat unë i kisha quajtur për Mal të Zi historike e kanë të bëjnë me infrastrukturën. Kam qejf të theksoj se ajo çka ishte ideja jonë ishte që të krijojmë një akses më të lehtë për qytetarët e dy vendeve”, u shpreh tutje Abazoviq. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.