Abazi: Në rastin e Banjskës janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe rreth 1,266 armë dhe pajisje të tjera NULL NULL 11.09.2024 12:48 11.09.2024 12:48 Naim Abazi, prokurori i rastit të agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 Naim Abazi, prokurori i rastit të agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, ka folur punën që është realizuar gjatë procesit të hetimit. Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se deri tani kanë intervistuar 66 njerëz për rastin e Manastirit të Banjskës së 24 shtatorit të vitit të kaluar. “Hetimet për këtë rast kanë qenë ndër hetimet më komplekse që ka pasë kjo prokurori. Ky proces ka kërkuar hetim intensiv ku janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit”. “Kemi realizuar afër 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike, rreth 1,266 armë dhe pajisje të tjera, dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë çështje”, ka thënë Abazi. Prokuroria Speciale e Kosovës sot e ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës, pak ditë para se të bëhet një vit që nga sulmi i Banjskës. Aktakuza është ngritur ndaj 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025