Abazi: Kuvendi është i vdekur përderisa Kurti e monopolizon veprimtarinë e tij NULL NULL 29.08.2025 07:58 29.08.2025 07:58 Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se agjenda e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është sabotimi i krijimit të institucioneve të vendit. Mbrëmë, në “Edicionin Special” të Klan Kosova, Abazi thotë se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i dhimbset për këtë shkas, transmeton Klankosova.tv. “Mua më dhimbet Dimali që i ka hy këtij akrobacioni politik, pasi mendoj se goditjet më të rënda dhe të shpeshta do të vijnë nga makineria pasi ai nuk mund të lejohet as të fillojë ta kryej punën e tij, përderisa agjenda e Kurtit është sabotimi i krijimit të institucioneve të vendit”, tha Abazi në Edicionin Special në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se për të, Kuvendi është i vdekur derisa Kurti e monopolizon veprimtarinë dhe funksionimin e tij.