Abazi e Berisha përplasen për veteranët në Kuvend - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abazi e Berisha përplasen për veteranët në Kuvend

NULL NULL
30/06/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe ai i PDK-së, Hisen Berisha kanë shkëmbyer akuza të ashpra në seancën e sotme për veteranët.

Deputeti Berisha ka kritikuar pushtetin për trajtimin e veteranëve, për çka tha se po e bën argatin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për këtë ka reaguar Abazi, i cili i tha se ‘duhet të ketë fytyrë si ish-luftëtar’.

“Së paku duhet të kesh fytyrë, si burrë që je edhe si ish-luftëtar. Nuk e meritojnë veteranët mbrojtjen tënde. Një shëtitës i partive e një lypës i rrugëve që i akuzon njerëzit pa asnjë fakt. Turp zotëri, turp! Duhet të përfundojë kjo lojë. Nëse mendoni që shqiptarët duhet të fshijnë rrugët e Beogradit dhe t’i presin drunjtë e serbëve, tregoni që ajo është statusi në të cilin mendoni që shqiptarët duhet të kenë rol”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se si veteran do të mbrojë vendin në të gjitha format.

“Dëgjo shoku Haki, unë jam Hisen Berisha dhe kam identitet publik, biografi publike dhe kam kaluar nëpër disa institucione ku jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format, në të gjitha segmentet e mundshme dhe i vetmi jam unë që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë në NATO deri në 2018, garanci për 10 vjet përpara. Por, ti shoku Haki dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor shumë. Se nuk do të fitoni asgjë prej Serbisë, po ta garantoj. Në kohën e mbretërisë serbe një kësi bashkëpunëtori dhe që ka folur me këtë gjuhë e ka fituar një varr në Beograd. Në kohën e Millosheviq-it po ashtu një i tillë që ka bashkëpunuar me regjimin serb e ka fituar një varr në Beograd”, është kundërpërgjigjur ai./kp/