AAK thërret konferencë për media të mërkurën NULL NULL 17.03.2026 18:54 17.03.2026 18:54 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë ditës së mërkurë do të mbajë një konferencë për media. Shtypit do t’i drejtohet Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, transmeton Klankosova.tv. Në njoftimin zyrtar nuk u bë e ditur se për çka është thirrur kjo konferencë, megjithatë dihet se do të zhvillohet nga ora 10:30 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.