Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK reagon ndaj shkresës franko-gjermane

NULL NULL
24.05.2020 00:04
AAK
AAK

Ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës ku bëhet thirrje për rifillim sa më të shpejtë të dialogut, ka reaguar AAK.

Anëtarja e Aleancës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar dy shtetet e BE-së për paqartësi në shkresën e tyre.

Ajo në Twitter ka shkruar se ato nuk janë të qarta dhe as të vendosura për parimet e dialogut, qëllimin e dialogut, e as që ka ndonjë përkrahje të fuqishme që e garanton marrëveshjen finale.

Reagimi i plotë i Haradinaj-Stubllës:

Shkrimi i përbashkët franko-gjerman ndonëse i mirëseardhur, i mungon qartësia dhe vendosmëria e nevojshme, posaçërisht në:

– parimin e dialogut për hedhjen poshtë të ndryshimit të kufijve,

– qëllimin e dialogut për arritjen e njohjes reciproke si marrëveshje finale,

– përkrahjes së fuqishme evropiane për të dyja palët, për garantimin e kësaj marrëveshje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.