Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK prezanton kandidatët për deputet nga Mitrovica

NULL NULL
02.12.2024 20:09

Qazim Nimani, Fitore Gërxhaliu-Dolak dhe Muhamet Mujaj, janë tre kandidatët nga Mitrovica që do të garojnë për AAK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Prezantimi i tyre u bë nga kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se me planin për Kosovën fituese, Trepçën do ta rikthejnë si një motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar qindra vende të reja pune.

Ai tutje i numëroi edhe projektet që parashihen të realizohen për këtë qytet, nëse AAK-ja vjen në pushtet.

“Do të përfundojmë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta, do të rregullojmë shtretërit e lumenjve Sitnica dhe Lushta dhe do të rinovojmë shkollat “Ismail Qemali” dhe “Fazli Greiçevci”. Përtej kësaj, Shala e Bajgorës do të shndërrohet në një destinacion turistik të klasit të parë, ndërsa mbështetja për bujqësinë në Vinarc dhe Gushafc do të ofrojë mundësi të reja për fermerët”, tha Haradinaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.