Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK përvjel mëngët, Ligji për Paga në Kushtetuese nëse koeficienti është më pak se 129 euro (VIDEO)

NULL NULL
07.01.2023 20:17

Pas Ligjit për Zyrtarët Publikë që u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga dy partitë opozitare PDK e LDK, fat të ngjashëm mund të ketë edhe ai për pagat.

Mirëpo, këtë dokument obligativ të cilin tashmë e ka dekretuar presidentja Vjosa Osmani mund ta shpëtojë nga kontestimi në organin më të lartë gjyqësor në vend vetëm përcaktimi i një vlere të koeficientit që, sipas shefit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri është i duhuri të jetë 129 euro.

Në këtë konferencë për media, Tahiri tha se mospublikimi i vlerës së koeficientit mund të jetë i qëllimshëm, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, shërbyesit publikë tash e një kohë janë në ethe pasi nuk e dinë se sa do t’i kenë rrogat.

Tahiri pati kritika për qeverinë edhe për qasjen në veri, shëndetësi e sektorët e tjerë, për çka tha se po prodhon kriza.

 

lajme të ngjashme