Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK me tubim madhështor në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën

NULL NULL
30.06.2024 14:29
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-se
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-se

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një tubimi madhështor me struktura të partisë dhe me bashkatdhetarë, ka përmbyllur vizitën në Gjermani. Në Ludwigsburg, me një pjesëmarrje të mbi 1000 personave, Haradinaj ka thënë se besimi për AAK-në do të kthehet me punë dhe zhvillim.

“Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani. Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falenderuar strukturat e AAK-së në Gjermani për angazhimin e tyre.

“Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, është shprehur Ha

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.