Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash 

NULL NULL
09.07.2025 12:33

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

AAK-ja ka bërë tashmë publike një pjesë të kandidatëve të saj në disa nga komunat kryesore të vendit, njofton Klankosova.tv.

Në komunat ku aktualisht udhëheq; Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan, kryetarët aktualë do të garojnë për një mandat të ri katërvjeçar, duke kërkuar vazhdimësinë e qeverisjes.

Ndërkohë, partia ka emëruar si kandidatë për komunat e tjera: Ali Berisha në Pejë, Bekë Berisha në Prishtinë, Nazim Gagica në Gjilan, Besnik Krasniqi në Prizren, Xhemile Murati në Ferizaj, Qazim Nimani në Mitrovicë, Faton Jakupi në Kamenicë, Agron Kuçi në Junik, Ukë Blakaj në Istog, Vildane Latifi në Fushë Kosovë, Baki Feta në Podujevë, Labinot Bislimi në Viti dhe Ilir Tasholli në Lipjan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.