AAK-ja do të ndihej keq nëse do merrte letër nga Kurti, thotë Gjini NULL NULL 16.06.2025 19:11 16.06.2025 19:11 Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka folur rreth ngërçit politik në Kosovë. Në emisionin “DPT te Fidani”, Gjini tha se ish-opozita nuk e ka për obligim t’ia bëjë shumicën partisë në pushtet, transmeton Klankosova.tv. “Ne besojmë se sjellja jonë ka qenë tepër korrekte, partitë në opozitë fundi-fundit nuk e kanë obligim fare me ia kriju shumicën pushtetit, nuk duhet me e pasë. Për me pasë shumicë duhet të kujdeset kush i fiton zgjedhjet. Për me i kriju ato shumica , shumë prej nesh sillemi normal me njëri-tjetrin edhe para zgjedhjeve, edhe gjatë zgjedhjeve. Por nuk mundesh me i refuzu krejt, me i fy krejt. Qysh po e do shumicën Albin Kurti? Prej kujt po do me e marrë atë shumicë?”, tha politikani. AAK është partia që nuk mori kërkesë për bashkëpunim nga ana e VV-së, as nuk pati bisedime, qysh patën LDK, PDK e Nisma. Lidhur me këtë, Gjini thotë se si AAK do të ndiheshin keq nëse do të merrnin letër nga VV, duke shtuar se është Kurti ai që sipas Gjinit, ka ndihmuar në pozicionimin ndërkombëtarë të Serbisë. “Ne e kemi treguar me kohë që në asnjë variant nuk kemi me qenë në pushtet me Kurtin. Ne ishim ndje keq nëse do të na shkruanin letër, sepse ne i kemi treguar prej kohësh çfarë mendojmë, ne mendojmë që agjenda e zotit Kurti i ka ndihmuar konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë deri tash”, tha Gjini. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025