Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK e Ferizajt zgjedhë Xhavit Zeqirin

NULL NULL
18.05.2015 13:57
Kryetari i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj është zgjedhur Xhavit Zeqiri. Zgjedhja nga delegatët pjesëmarrës ishte unanime.

Kryetari i ri i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj është zgjedhur Xhavit Zeqiri, me votim unanim.

Bashkë me kryetarin u zgjodhën edhe 30 anëtarë të Këshillit Drejtues.

Po ashtu, u zgjodhën edhe delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të AAK-së, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i porsazgjedhur u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që programin e AAK-së ta zbatojë në përpikëri.

Në këtë Kuvend Zgjedhor, ka marrë pjesë edhe kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka përgëzuar delegatët për organizimin e këtij kuvendi duke ju uruar zgjedhje të mira dhe suksese në të ardhmen.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.