AAK del me vendim kundër keqqeverisjes NULL NULL 09.09.2015 08:30 09.09.2015 08:30 Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të zhvillojë një takim sot ku pritet të marrë vendim për kundërshtimin e keqqeverisjes që siç thonë në këtë parti “po e degradon Kosovën”. Në këtë takim siç thuhet në një komunikatë të AAK-së drejtuar mediave, do të përpunohet edhe strategjia e bashkëpunimit me subjekte të tjera politike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, që vendosin të jenë pjesë e një froni të përbashkët kundër degradimit të shteti, transmeton Klan Kosova.