AAB mban konferencën “Historia e medias dhe transformimet mediatike” NULL NULL 23.09.2017 12:23 23.09.2017 12:23 Në kolegjin AAB është mbajtur konferenca “Historia e medias dhe transformimet mediatike”, konferencë kjo ku po marrin pjesë profesorë e studiues nga Italia, Shqipëria e Maqedonia. Ky takim synon të eksplorojë më tej implikimet teorike dhe metodologjike për historinë e integruar të medias dhe transformimet që kanë ndodhur në epokën e internetit, njofton Klan Kosova. Me këtë rast, profesoresha Zaneta Trajovska nga Shkupi tha se mediat në Kosovë janë më të lira për ta bërë punën e tyre sesa ato maqedonase. E për ta bërë punën më mirë dhe më profesionale, Ramadan Qipuri nga Universiteti Bedër bëri me dije se janë duke punuar që të themelohet një shkollë shqiptare për komunikim e gazetari. Pjesë e kësaj konference ishte edhe Drita Kadriu nga Ministria e Arsimit në Kosovë, e cila tha se arsimi në vend nuk po arrin akoma t’i ndjek të gjitha reformat teknologjike. Pavarësisht kësaj, kjo konferencë synon të bëhet një pikë kryesore e kontaktit midis studiuesve të mediave e komunikimit si dhe operatorëve mediatikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend? 31 minuta më parë
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 3 orë më parë