A u kalua ngërçi? Si u bë që Kushtetuesja i kënaqi të gjithë? (VIDEO) NULL NULL 27.06.2025 20:33 27.06.2025 20:33 Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik, ndonëse si përmbajtje është një, pati shumë interpretime. Sipas PDK-së, ky aktgjykim nuk po lë shije të mirë. Nismës Socialdemokrate me vendimin e kushtetutshmërisë, i dolën edhe parashikimet. E Hykmete Bajrami e LDK-së, nuk la pa thumbuar pushtetin në detyrë për vendimin që, sipas saj, vulosi betejën politike, raporton Klan Kosova. Por këto qëndrime për dokumentin nga gjykata, Vetëvendosje i quan të shtrembëruara. Por subjekti që çoi vetë lëndën në gjykatë, AAK-ja, apelon t’i lënë anash përfitimet personale. E deputeti Albert Kinolli, u jep të drejtë të gjitha palëve. Kjo bllokadë, e tepërt u bë edhe për shoqërinë civile. Sipas Gjykatës më të lartë në vend, deputetët kanë afat 30 ditë nga 26 qershori për konstituimin e Kuvendit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025