A u dorëzua Edi Rama nga Ballkani i Hapur? (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 02.07.2023 20:13 nga Flamur Gajtani 02.07.2023 20:13 E tha me zë e figurë, ai që më së paku pritej. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha shtunën për nismën rajonale “Ballkani i Hapur” se kreu misionin për të cilin u krijua. Rama i bëri këto komente si njëri nga ithtarët më të mëdhenj të saj. Në të, morën pjesë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, por jo edhe tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në krye me Kosovën, Malin e Zi e Bosnjë dhe Hercegovinën. Edhe pse treshja pjesëmarrëse arriti ujdi tregtare mes vete, nuk arriti që ta mbajë gjallë iniciativën pa treshen tjetër. Asllan Bajrami si ish-gazetar në Tiranë, shton se kryeqeveritari shqiptar kështu deshi të ndihmojë Prishtinën zyrtare për situatën aktuale. Njëfarë dështimi i Ballkanit të Hapur u prit edhe në Shkup, si shpërqendrim nga telashet politike. 6 shtetet e Ballkanit, vlerësohet se tash duhet kthyer sytë kah “Procesi i Berlinit”, që vjeshtën e këtij viti nikoqir do ta ketë kryeqendrën shqiptare. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.