“A po m’njeh zemër?” nis sonte në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 08.08.2022 15:25 08.08.2022 15:25 “A po m’njeh zemër?” është një format risi në televizionet kosovare. Vjen si spektakël familjar ku çdo pasdite do të jenë të ftuar tre çifte të profileve të ndryshme. Përmes pyetjeve dhe lojës në disa raunde, përpos që njohim më shumë për historitë e tyre të dashurisë, do të kuptojmë qëllimin i cili kuptohet që në emër – se sa njihen mes vete çiftet pjesëmarrëse. Çiftet fituese të ditës, ato me përgjigjet më të përputhshme me njëri-tjetrin do të garojnë për finalen javore, ku nuk do të mungojnë shpërblimet e ndryshme të ofruara nga Klan Kosova. “A po m’njeh zemër?” vjen nga e hëna në të premte me fillim nga ora 16:50 në Klan Kosova nën drejtimin e Enur Pakashticës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 13 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 20 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day