Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A po martohen Diana dhe Arioni? (VIDEO)

NULL NULL
26.01.2025 12:41
Arioni dhe Diana
Arioni dhe Diana

Çifti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana në emisionin “Sol” kanë folur rreth marrëdhënies së tyre jashtë këtij formati.

Ata u shprehën se lidhja po iu shkon shumë mirë, duke folur fjalë të përzemërta për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.

“Pas izolimit kemi pasur nevojë mu marr me vetën, me njëri-tjetrin, mi fol gjërat tona, veç na, pa kamera, pa asgjë. Tash është tërë kohën duke u bërë mirë e ma mirë. Për mua kudo që jemi bashkë, kudo që jemi mirë, aty është shtëpia”, u shpreh Arioni.

“Prej një sfide si Big Brother, tani me dalë në jetën normale, të duhet pak kohë me marr vetën, kemi pasur nevojë me i ikë syrit të të gjithëve”, tha nga ana tjetër Diana.

Sa i përket planeve më afatgjate rreth lidhjes së tyre, çifti nuk dha shumë detaje, pasi zgjodhën që këto detaje t’i mbajnë private.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme