Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A po e përdorin politikanët ChatGPT-në për të manipuluar? (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2025 10:27
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Po i shkruajnë vet statuset, apo po ua shkruan Inteligjenca Artificiale?

Kjo është pyetja që po ngritet gjithnjë e më shpesh në skenën e politikës kosovare, transmeton Klankosova.tv.

A po e përdorin shumë prej politikanëve ChatGPT-në për të manipuluar opinionin publik, apo për të rishkruar fakte dhe për të krijuar realitet të sajuar sipas interesave të tyre?

Kush po i përdor këto teknologji për të informuar, e kush për të mashtruar, për këtë pyetje në “Ora Shtatë” ka folur njohësi i rrjeteve sociale, Valon Kerolli.

Ai thotë se nuk mund të anashkalohet fakti që disa politikanë përdorin ChatGPT-në për mashtrim, por sipas tij, ka dhe nga ta që e përdorin vetëm për statuse më të sofistikuar.

“Realisht në Kosovë ka filluar përdorimi masiv i ChatGPT-së, sidomos prej politikanëve, këtë mundemi ta vërjemë shumë lehtë nëse analizojmë dhe i shikojmë postimet që i kemi bërë më herët, para se me dalë në skenë inteligjenca artificiale, dhe pasi ka dalë, pra sheh një ndryshim drastik, dhe pothuajse askush nuk po shkruan atë që mendon por vetëm po ia jep dy-tri instruksione ChatGPT-së dhe e bën postimin për të. Ka që e përdorin vetëm për shkrime, por ka raste që e përdorin edhe për manipulim”, tha Kerolli.

Ai shton se ChatGPT ndër të tjera gabon, e shumë njerëz sipas tij po e marrin të mirëqenë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.