Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A paraqet mospërshtatja e gjakut rrezik gjatë shtatzanisë?

NULL NULL
18.05.2015 09:00

Mospërshtatja e gjakut është gjendje që mund të kuptohet në mënyrë matematikore.

Këtu, shumë qartë mund të flasim për një mospërshtatje të Rh-së kur grupi i gjakut të babait është pozitiv dhe i nënës negativ.

Mospërshtatja e Rh-së nuk paraqet problem për shtatzëninë e parë. Sepse një nënë që në shtatzëninë e parë mbart një fëmijë me grupin e gjakut pozitiv, pra mbart një fëmijë me grup të gjakut sikurse të babait, ajo mund të marrë/shkëmbejë gjak gjatë lindjes.

Gjatë këtij shkëmbimi të gjakut ashtu sikurse edhe gjatë vaksinimit te nëna mund të formohen disa antitrupa. Në shtatëzanitë e ardhshme këto antitrupa mund të kalojnë tek fëmija dhe të shkaktojnë dëmtime te ai.

Mirëpo për shkak të përcaktimit të grupit të gjakut dhe kontrolleve të shpeshta gjatë shtatëzanisë sot shohim një numër shumë të vogël të fëmijëve që janë ndikuar nga mospërshtatja e Rh-së krahasuar me të kaluarën.

Dhe mënyra e parandalimit të saj është shumë e lehtë. Për shkak se nuk e dimë grupin e gjakut të fëmijës kur është në barkun e nënës atëherë në muajin e shtatë të shtatëzanisë i japim një injeksion të mospërshtatjes me qëllim të parandalimit të saj.

Më vonë, me përcaktimin e grupit të gjakut të fëmijës në lindje, brenda 72 orëve përkatësisht në 3 ditët e para të lindjes nënës ia japim përsëri këtë vaksinë të quajtur rhogam e veçanërisht në rastet kur fëmija ka grupin e gjakut pozitiv ashtu sikurse të babait.

Shtatëzanitë e mëvonshme pas kësaj vazhdojnë në mënyrë të sigurt. Një tjetër pikë e rëndësishme është se disa shtatëzani nuk përfundojnë me lindje. Pra, nëse një shtatëzani e cila ka një mospërshtatje të tillë të gjakut dhe përfundon me abort atëherë edhe në këto raste brenda 72 ore pas procesit të abortimit duhet që patjetër të jepet kjo vaksinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.