A mundet Atalanta të luftojë për dy fronet kryesore në Itali? NULL NULL 18.12.2024 15:29 18.12.2024 15:29 Janë të parët! Performanca senzacionale e futbollistëve të Atalantas, ka bërë që kjo skuadër ta kryesoë njërin prej kampionateve më të forta në botë, duke lënë pas vetes gjigantët e Italisë, si Napoli, Inter, Juventus e Milan. Por ekipi ku luan kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, post titullit në Serie A, po e kërkon edhe Kupën e Italisë, njofton Klankosova.tv. Bergamasit ishin finalist në edicionin e kaluar, por trofeun e rrëmbeu Juventusi, pasi triumfoi në finale me rezultat 1-0. Për ta siguruar çerekfinalen, sonte djemtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini, përballen me Cesenan, e cila garon në Serie B, një rang ky më i ulët se elita italiane. Kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 18:30, raporton Klankosova.tv. Komentator, Arlind Sadiku! Kupa e Italisë transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse edhe të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor. Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar! Ofertë spektakolare nga Art Motion