A mund t’i shpëtojnë jetën Julian Assanges 16 vepra arti? NULL NULL 14.02.2024 15:07 14.02.2024 15:07 Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange Artisti rus Andrei Molodkin thotë se do të shkatërrojë veprat e Jake Chapman, Sarah Lucas, Picasso dhe Rembrandt nëse themeluesi i Wikileaks vdes në burg. “Ne e bëjmë këtë jo për të shkatërruar këtë pjesë të rëndësishme të historisë së artit, por që ajo të shpëtohet – njësoj siç kërkojmë që të shpëtohet Julian Assange”, deklaron Andrei Molodkin. Artisti rus, i njohur për pompimin e gjakut dhe vajit në skulpturat e tij shpesh konfrontuese politikisht, po shpjegon motivet pas punës së tij të fundit, shkruan The Art Newspaper, transmeton Klan Kosova. Dead Man’s Switch është një dhomë e cila është mbushur me vepra të vlefshme arti. 16 veprat e artistëve të njohur si Jake Chapman, Sarah Lucas, Pablo Picasso dhe Rembrandt – janë të dhuruara nga koleksionistë të bindur për kauzën, ose nga vetë artistët. Krahas tyre është një mekanizëm i aftë për të shkatërruar gjithçka brenda kasafortës nëse themeluesi i WikiLeaks vdes në burg. “Këta elementë shkatërrues janë të lidhur me jetën e Julian Assange”, shpjegon artisti 57-vjeçar. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Assange ka kohëmatësin e dytë dhe pajisja aktivizohet nëse nuk marrin një konfirmim të përditshëm se ai është ende gjallë. Nëse nuk merret asnjë garanci dhe numërimi mbrapsht arrin zero, mekanizmi shkon në vetëshkatërrim, duke e kthyer përmbajtjen e kasafortës në pluhur të bardhë. Julian Paul Assange (i lindur më 3 korrik 1971) është një redaktor, botues dhe aktivist australian që themeloi WikiLeaks në vitin 2006. Ai erdhi në vëmendje të gjerë ndërkombëtare në vitin 2010 kur publikoi informacione të klasifikuara të inteligjencës së ushtrisë amerikane, si pamjet e një sulmi ajror të ShBA-së në Bagdad, regjistrat ushtarakë amerikanë nga luftërat në Afganistan dhe Irak, dhe kabllograme diplomatike të ShBA-së.