Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A po ua kthen bota kurrizin banorëve të saj?

NULL NULL
19.05.2015 17:38

Një katastrofë ka goditur disa mijëra migrantë të ngujuar në det, derisa autoritetet e Azisë Juglindore refuzojnë të japin ndihmë për ata e aq më pak t`u ndihojmë në strehim.

Shkalla e kësaj krize refugjatësh të ngujuar nëpër anijë është e paditur edhe nga organizatat për ndihma si UNCHR, IOM për grupin e fisit Rohingya.

Përveç lutjeve nga Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon që drejtuar ndaj shteteve të Azisë Juglindore duke u thirrur në ligjin ndërkombëtar dhe obligimin për ndihmë në katastrofa që mund të shkaktojnë humbje të jetëve të njerëzve si kjo e këti fisi në hapësirën detare, raporton CNN.

Tajlanda u ka dërguar ushqime këtyre migrantëve javën e kaluar, ku CNN kupton që anijet e mbetura në brigjet bregdetare dhe që refugjatët po mbahen të ngujuar nga trafikantët nën kërcënime të vazhdueshme, gjë që ka bërë që çështja të marrë përmasa të mëdha dhe të jetë brengosëse për autoritetet.

Tajlanda ka planifikuar mbajtjen e një conference më 29 Maj, duke vijuar me takime trepalëshe ndërmjet Ministrave të Punëve të Jashtme të Indonezisë, Malejzisë dhe Tajlandës, ku kjo çështje do të jetë pjesë e agjendës.

CNN ka përcjellur edhe ndodhitë e fundit në vendet përreth.

Myanmari është vendbanim i popullatës Rohingya, përkatësisht krahina Rakhine, në perëndim të vendit, transmeton Klan Kosova.

Përleshjet e vitit 2012 ndërmjet komunitetit Budist të këtij vendi dhe atij Musliman Rohingya të shtypur në një vend ku janë minoritet dhe të dominuar nga shumica Budiste, konflikt i cili solli vdekjen e qindrave të vdekurve dhe 140 mijë përsona të pastrehë. / klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.