A kishte EULEX-i fakte për përfshirjen e Radoiçiqit në krime lufte në Gjakovë? Flet prokurori special Ilir Morina (VIDEO) NULL NULL 21.06.2025 20:41 21.06.2025 20:41 Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë se kanë ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit për rastin e vrasjeve dhe arrestimeve që ndodhën “Te ura e Taliqit” në Gjakovë në periudhën kohore nga 7 maj e deri më 10 maj të vitit 1999. Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Morina deklaroi se rastin e përfshirjes së kriminelit Radoiçiq e morën vesh nga dëshmitarët derisa ishin duke e hetuar rastin e “Urës së Taliqit” dhe pas arrestimit të njërit prej të dyshuarve, Jusuf Shujak. “Është një rast të cilin e kemi filluar duke hetuar në momentin që është arrestuar i pandehuri Jusuf Shujak për vrasjet në Gjakovë, dhe gjatë bisedimit me dëshmitarët në ngjarjen e quajtur ‘Te ura e Taliqit’, kemi kuptuar se edhe Milan Radoiçiqi ka qenë pjesë e atij grupit të cilët me 7 dhe 10 maj kanë hyrë në atë lagje të Gjakovës kanë arrestuar shumë njerëz dhe kanë vrarë shumë tjerë”. “Gjatë punës së kësaj pastaj kemi krijuar një lëndë sa i përket Radoiçiqit dhe shumë të tjerëve që janë në arrati për të cilët tashmë veç kemi urdhërarrest ndërkombëtar. Kurse kemi ngritur një aktakuzë Jusuf Shujak dhe shumë shpejt presim një aktakuzë për personin e dytë që është arrestuar për 10 vrasje te Ura e Taliqit”, ka thënë Morina. I pyetur nëse EULEX-i i ka pasur këto fakte, ai tha: “Lëndët janë të vjetra, të trashëguara. Ne i kemi trashëguar këto lëndë, qoftë nga misioni i UNMIK-ut, qoftë nga misioni i EULEX-it, dhe tani po mundohemi t’i punojmë me aq sa mundemi. Në rastin konkret kjo ka qenë ngjarja dhe në momentin që e kemi nxjerrë atë lëndë dhe kemi filluar të punojmë, i kemi i parë edhe ankesat e qytetarëve ku e kanë përmend emrin e Radoiçiqit. Kemi aplikuar në gjykatë një kërkesë për fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar dhe gjykata e ka aprovuar”. “Nuk ka ndonjë deklarim të tillë, por lënda është duke u hetuar”, deklaroi Prokurori Special, Ilir Morina. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025