A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 16.08.2022 20:44 nga Qendresa Tershana 16.08.2022 20:44 Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po kërkon edhe një përballje tjetër për më shumë pushtet. Por, kësaj here brenda partisë. Ky që, të hënën, zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, kundër do ta ketë ish-drejtorin e tij, Bedri Maqastenën. Nga organizata joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu” po thonë se Bulliqi e kushtëzoi Vetëvendosjen se nëse nuk bëhet kryetar, do të largohet nga partia e do të qeverisë si i pavarur, njofton Klan Kosova. Asnjëri kandidat nuk pranoi të deklarohet, pasi thonë se statuti i partisë nuk ua lejon fushatën para shtatorit. Megjithatë kandidimi i tyre po shihet edhe si përçarje e LVV. Për nuk dihet nëse Lëvizja do të mbesë e ndarë mes këtyre dy kandidatëve, pasi të rinj mund të shtohen, sepse anëtarët e këtij subjekti kanë të drejtë kandidimi deri më datën 23 gusht. Këta deklarojnë se janë gati të presin për votim 5,100 anëtarë që LVV i ka në Podujevë, 457 thonë se u janë shtuar nga prilli e këndej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë