A keni dëgjuar për kafenë me pastë dhëmbësh? NULL NULL 29.10.2021 17:36 29.10.2021 17:36 Kombinimet e çuditshme të ushqimeve nuk janë gjë e re, por një eksperiment i fundit i ka lënë shumë njerëz pa fjalë. Një krijues dixhital, me emrin e përdoruesit ‘ëhathoëtry’, ka shpërndarë pamje në platforma të ndryshme sociale, ku thotë se është duke bërë kafe me pastë dhëmbësh. Ai tha se kjo gjë është e vërtetë dhe se nuk po bën shaka, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Ai fillon duke përzier pastën e dhëmbëve dhe më pas ebën bashkë me qumësht dhe kafe. Pasi gota e kafesë me pastë dhëmbësh të jetë gati, e lyen me disa tableta mente. Ai tha se nuk duhet habitur nëse pija rezulton paksa “freskuese” për shijen tuak dje kjo përzierje u prit me komente nga më të ndryshmet. “E bëra këtë dhe stomaku filloi të më dhembte”, tha një komentues. “Pasta e dhëmbëve është në fakt shumë e dëmshme për t’u gëlltitur. As edhe aq për një foshnjë”, shkruan një tjetër. Megjithatë, ky nuk është i vetmi kombinim i çuditshëm i ushqimit që po bëhen në rrjetet sociale.