A ka të korruptuar në PDK? Haliti: Në secilën parti që ka qenë në pushtet ka të korruptuar NULL NULL 25.05.2020 11:16 25.05.2020 11:16 Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, përveç situatës politike në Kosovë ka folur edhe për korrupsionin brenda partive politike. Haliti në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit tha se në secilën parti që ka qenë në pushtet ka të korruptuar. “Gjithkund ka njerëz të korruptuar. Nëse themi që në një parti që ka qenë në pushtet se nuk ka të korruptuar, ne atëherë jemi duke bërë shaka”. Numri dy i PDK-së tha se korrupsioni brenda partive duhet të luftohet nga kreu i piramidës dhe jo nga poshtë. “Partitë po besoj që e dinë kush ka qenë brenda tyre i korruptuar, dhe lufta dhe spastrimi duhet të fillojë tek partitë dhe jo të zëvendësohen të korruptuarit e kompemetuar nga struktura të partive në strukturat e tjera të komprementuar. Korrupsioni duhet të luftohet nga piramida dhe jo nga poshtë”. Sytë 7 : Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës Sytë 7 : Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës Publiée par Ora Shtate nê Klan Kosova sur Dimanche 24 mai 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025