A i tha ndonjë fjalë Bellingham, Hoxhës pasi e dribloi? (VIDEO) NULL NULL 16.11.2025 21:46 16.11.2025 21:46 Arbër Hoxha pati një moment fitimtar ndaj Jude Bellinghamit të Anglisë, kur arriti ta driblojë në “Air Albania”. Sidoqoftë, i pyetur nëse ia tha ylli i Real Madridit ndonjë fjalë pas atij momenti, Hoxha tregoi që jo, por njashtu deklaroi se është i patrembur në situatat një-me-një. “Jo nuk shkëmbeva ndonjë fjalë, por e dimë çfarë lojtari është Jude Bellingham”, ka deklaruar Hoxha për Klan Kosovën dhe Artmotion. “Por asnjëherë s’kam frikë, në situata një-me-një futem me të gjithë dhe mendoj me e ba ma të mirën”.