A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin NULL NULL 15.09.2025 10:45 15.09.2025 10:45 Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, foli rreth artikullit të “The New York Times” të vitit 1999-ës, ku thuhej se UÇK-ja kishte refuzuar propozimet e sekretares tashmë të ndjerë, Madeline Albright. “Më kujtohet që kishte marr përshtypje nga kjo, jo biseda. Domethënë nuk është gjithmonë e saktë. Ndoshta e ka ekzagjeruar atë [artikullin]”, u shpreh Rubin, transmeton Klankosova.tv. Derisa sipas artikullit, Hashim Thaçi dinte të fliste në gjuhën serbe, për këtë, ish-zyrtari i lartë amerikan tha se nuk dinte një gjë të tillë. “Unë e dija që nuk fliste në gjuhën angleze”, u shpreh Rubin.