A i keni ditur këto fakte interesante për kikirikët? NULL NULL 14.09.2021 19:02 14.09.2021 19:02 Kikirikët jo vetëm që janë të shijshëm, por gjithashtu kanë një mori përfitimesh shëndetësore. Nga ndihma në humbjen e peshës deri tek parandalimi i sëmundjeve të zemrës, kikirikët duhet të gjejnë një vend në dietën tuaj për shumë arsye, përcjellë Klankosova.tv. Nëse i doni kikirikët, duhet të dini edhe disa fakte rreth tyre që kuzhinieri, Kunal Kapur, kohët e fundit i tregoi, e që i gjeni më poshtë *Kikirikët janë të mirë për ju. Ato janë një burim i madh i proteinave. Gjithashtu përmbajnë lëndë ushqyese të tjera të shëndetshme, minerale, antioksidantë dhe vitamina. Aminoacidet në proteinë janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim. *Egzistojnë gjashtë qytete amerikane me emrin kikirik. Kikiriku i Sipërm dhe Kikiriku i Poshtëm në Pensilvani, Kikiriku i Perëndimit në Virxhinia dhe nga një qytet i quajtur Kikirik, në Kaliforni ashtu edhe në Tenesi, raporton Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. *Ka mbi 500 kikirikë në çdo kavanoz me gjalpë kikiriku. Një kavanoz me gjalpë kikiriku duhet të përmbajë 90 përqind kikirikë. Kjo vlen për gjalpin e kikirikut tradicional dhe natyral. Përbërësit e tjerë në disa kavanoza mund të përfshijnë vaj, sheqer ose kripë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.