A i ka thënë Lirak Çelaj ndonjëherë “JO” Kadri Veselit? NULL NULL 18.09.2017 22:46 18.09.2017 22:46 Kandidati i PDK-së për kryeqytetin, Lirak Çelaj ka treguar se ai i thotë edhe “JO” shefit të tij, kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Ai tregoi se ka pasur disa raste të tilla, kur është pyetur nga arkitekti Astrit Nixha në “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova. “Unë kam raporte shumë të mira me Veselin, kam pasur përkrahjen e tij të vazhdueshme. Është përparësi që Veseli nuk është njeri që të detyron, dhe nuk ka raporte të vartësit”. “Ka ndodh me i thënë “JO”, çfarë është më e mira është se nuk jam ndëshkuar prej tij”. “Unë di me thënë “JO”, prandaj këtu kam arritur, kam arritur me forca të mia dhe jo me servilizëm”, ka përfunduar Çelaj.