Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A funksionojnë keqardhjet në një lidhje?

NULL NULL
01.05.2016 23:10
Begging her

Të gjithë kemi pasur ndonjë rast të caktuar ku kemi dashur t’i kërkojmë falje dikujt për ndonjë gabim që e kemi bërë.

Mirëpo, nuk ka rëndësi se sa prekëse është kërkim falja kur personi tjetër nuk e beson atë.

Fatmirësisht, një studim i ri thotë se janë gjashtë elemente kryesore që një keqardhje të jetë efektive.

Shkencëtarët kanë zbuluar se këto gjashtë elemente janë: shprehja e pendimit, shpjegimi i asaj se çfarë ka ndodhur, pranimi i fajit, deklarimi i keqardhjes, oferta për t’i ndrequr gjërat dhe kërkesa për falje!

Roy Lewick, udhëheqës i këtij studimi, thotë se keqardhjet me të vërtetë funksionojnë, thjesht duhet të siguroheni që t’i prekni këto gjashtë elementet kyçe.

Komponenti më i rëndësishëm është pranimi i fajit dhe oferta për të ndrequr atë që është bërë gabim.

Kjo do të thotë se jeni i përkushtuar të veproni dhe të zhbëni dëmin!/ mapo.al

lajme të ngjashme