Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është identifikuar ende i moshuari që u gjet i pajetë në një rrugë të Prizrenit? (VIDEO)

NULL NULL
27.03.2026 07:37

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren të enjten.

Në njoftimin e policisë thuhet  se rreth orës 11:36 të ditës së enjte, kanë pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete, sipas ekipit të Urgjencës, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë ngjarje paksa misterioze, ka raportuar edhe gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu.

“Nuk ka ndonjë informacion zyrtar ende, por ka shumë të moshuar që janë nga Shqipëria, dhe ky mund të paraqet problem në identifikimin e të moshuarit”, u shpreh Salihu në Klan Kosova.

I moshuari gjendet i vdekur në rrugë në Prizren, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

lajme të ngjashme