A është i rëndësishëm shtimi i peshës gjatë shtazënisë? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është i rëndësishëm shtimi i peshës gjatë shtazënisë?

NULL NULL
06.02.2023 12:06

Gjatë shtatzënisë, shtimi në peshë është jashtëzakonisht i zakonshëm dhe normal, gjë që mbështet zhvillimin e foshnjës në rritje.

Por, ekspertët theksojnë se është e rëndësishme të ruhet një peshë ideale gjatë shtatzënisë për të shmangur disa komplikime për nënën dhe fëmijën.

“Shtimi i peshës varet kryesisht nga indeksi i masës trupore dhe pesha para shtatzënisë”, thonë ekspertët shëndetësor, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Një mesatare e përgjithshme prej 10 deri në 12 kilogramë shtim në peshë ndodh gjatë shtatzënisë, megjithatë, është e zakonshme të shtosh peshë vetëm në tremujorin e dytë dhe të tretë, ku shtatzënat mund të shtojnë diku nga 0,5 deri në 1 kilogram çdo javë.