A është e gatshme AAK-ja për zgjedhje të reja? – Ardian Gjini sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 16.06.2025 15:45 16.06.2025 15:45 Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. Në intervistën kryesore do të diskutohet për bllokadën insitucionale, për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe për zgjedhjet lokale. Gjithashtu, me Gjinin do të diskutojmë edhe për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do ta zgjidhë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. A është e gatshme AAK-ja për zgjedhje të reja? A ka filluar AAK-ja me përgatitjet per zgjedhjet lokale? Cila mund të jetë zgjidhja e Trump për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 8 minuta më parë
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 2 orë më parë