A e kundërshtoi Guxo koalicionin me NISMA-n? Kraki: Ka qenë diskutim i hapur (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 19:08 13.06.2025 19:08 Deputeti i betuar i Listës Guxo, Nezir Kraki sot në emisionin DPT te Fidani ka folur në lidhje me atë se a e ka kundërshtuar Guxo koalicionin me NISMA-n. Ai u shpreh se nuk mund të thuhet se e ka kundërshtuar, por në lidhje me këtë çështje, tha se ka qenë diskutim i hapur. “E vërteta është se ne si grup që jemi e kemi edhe për obligim moral që disa parime, disa rregulla me u instalu në Kosovë, në politikbërjen e Kosovës, sepse kemi vuajtur si shtet, kemi vuajtur si vend e kemi bërë shumë lëshime politike, në Bruksel e në raport me Serbi, ku kemi pasur Qeveri me legjitimitet të çuditshëm”. “Ne synojmë diçka që është përnjëmend edhe që i përshtatet interesave të Kosovës, tash në këto rregulla gjendet edhe ajo legjitimiteti prej terrenit duhet me u reflektu edhe në Kuvend dhe prandaj i pari e fiton me automatizon Kryetarin e Kuvendit”. “Z.Limaj nuk është se ka marrë shumë vota ai me deputetët e tij dhe nëse e marrim komplet votën, legjitimitetin, vullnetin e shprehur te Lista AAK-Nisma, prapë është në krahasim me çka mund të japim ne të tjerët aty, përmes zonjës Haxhiu për shembull, është shumë më solide, në raport me këto vlera”. “Nuk mund të them që Guxo e ka kundërshtuar, ka qenë diskutim i hapur”, ka thënë deputeti i betuar. I pyetur se a e kanë kërcënuar Kurtin, ai tha se një gjë e tillë është e vërtetë. “Kjo nuk është e vërtetë, këtë mund ta konfirmojë që s’ka pasur, sepse s’kemi raporte të tilla ne”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 3 orë më parë