A e keni dëgjuar “Bagdat” në versionin e Brunos? (VIDEO) NULL NULL 22.10.2016 15:56 22.10.2016 15:56 Këngëtari nga Shqipëria Bruno së fundmi ka publikuar një cover të këngës “Bagdat” e kënduar nga Ayla Çelik. Me një kitarë e një ambient të errët, Bruno solli këngën turke në versionin më të mirë të mundshëm, njofton Klan Kosova. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari publikon cover të këngëve të cilat i pëlqejnë. “Tradhtare” ishte njëra prej tyre e kënduar nga Ramadan Krasniqi, por që Bruno e solli vetëm me kitarë dhe të kënduar në një formë pak më ndryshe. Projekti i fundit origjinal nga Bruno, është “Ajo” të cilin e publikoi muaj më parë e me të cilin mblodhi miliona shikime në youtube.