A do të ketë koalicion mes VV dhe LDK? NULL NULL 03.09.2019 16:26 03.09.2019 16:26 Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ish deputetja e kësaj partie, Fatmire Kollçaku, ka thënë se tashmë po garojnë si parti të ndara me LDK-në në zgjedhjet nacionale, përsëri ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë një koalicion pas zgjedhor me LDK-në. “Nga rezultati i zgjedhjeve do të varet shumëçka, megjithatë unë e përsëris që një bashkëpunim mes opozitës së legjislaturës së kaluar mbetet më se i natyrshëm”, ka thënë ajo gjatë intervistës. Ndërkohë duke folur për vijat e kuqe ndaj partive të tjera, Kollqaku ka theksuar se partia e saj assesi nuk do të lidh koalicion me ndonjërën nga partitë që ishin partner në koalicionin qeverisës, me theks të veçantë PDK-në, AAK-në e Nismën. “Do të ishte jo e drejtë për ne të lidhnim koalicion me dikë që ka udhëheq, apo ka keqqeverisje në këtë mandat dhe të dal të kërkoj votën e qytetarëve me një subjekt që ka qenë deri më tani në pushtet. Kështu që bashkëpunimi opozitar është shumë i logjikshëm dhe i natyrshëm”, ka shtuar ajo në një intervistë për Zërin./ZERI/