Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do të jetë Besnik Krapi pjesë e “Big Brother VIP Kosova”? Flet Jonida Vokshi (VIDEO)

NULL NULL
23.09.2022 18:22

Bashkëmoderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, ka treguar disa detaje pikante nga ky projekt që pritet të nisë në muajin tetor në Klan Kosova dhe Artmotion.

Ajo, në një lidhje telefonike në emisionin “Pa emër” në Klan Kosova FM, tha se sa po vjen e po shtohet interesi për reality shoun që në Kosovë vjen për herë të parë.

“Interesi sa vjen edhe shtohet. Do të ketë sukses shumë të gjerë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri”.

Pyetja më e shpeshtë e që ka zgjuar kërshërinë e të gjithëve është se kush do të jenë banorët VIP të shtëpisë më të famshme në vend.

Vokshi është e rezervuar për emrat, por thotë se spektakli është i garantuar.

“Një pjesë shumë e rëndësishme janë edhe emrat, sepse janë ata/ato që do ta bëjnë spektaklin me historitë e jetës dhe karakteret e tyre. Jam shumë e lumtur, sepse kasti është një ‘boom’ i vërtetë”.

Por, a do të jetë edhe Besnik Krapi – bashkëshorti i Jonida Vokshit – njëri nga banorët VIP?

“Mirë do të ishte. Po mundohem ta bind. Më interesant do të ishte po të ishim bashkë të dy brenda në shtëpi”, u përgjigj ajo.

Jonida Vokshi, që do të moderojë netët prime bashkë me Alaudin Hamitin, tha se distanca mes Tiranës, ku ajo jeton e Prishtinës ku do të mbahet spektakli nuk do të jetë aspak problem.

“Mezi po e pres këtë projekt dhe do të përkushtohem aq sa mundem që të sjell më të mirën time, saqë distancën mes Tiranës dhe Prishtinës nuk do ta ndiej”.

Ajo shprehet e lumtur për zgjedhjen e Olit Currit si opinionist për të cilin thotë se është si ‘spec djegës’.

“Me Olti Currin kam ndarë edhe një panel dhe jemi miq. Jam shumë e lumtur, sepse Olti është ai ‘speci djegës’ që thotë gjithë të vërtetën. Thumbat ia kemi lënë Oltit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.