Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A dëgjon muzikë shqipe djali i Labit? (VIDEO)

NULL NULL
11.04.2016 15:20

Këngëtari Labinot Tahiri ka ndarë me fansat e tij se çfarë muzike pëlqen djali i tij.

“Më vjen mirë që djali im i dëgjon vetëm këngëtarët shqiptar dhe në kët rast vlen të përmendet grupi Minatori, Fisnikët e të tjerët…!  Grupe që mund të quhen ikona shqiptare me këngë të pavdekshme” ka shkruar këngëtari i shumë hiteve në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Labi bashkë me të birin e tij janë bashkë në veturë derisa po dëgjojnë këngët e disa nga grupeve më të mira të muzikes shqipe.

Këngëtari në këtë videoinçizim nuk ka ngurruar që të ju urojë ditë të mbarë të gjithë atyre që e shohin videon ndërsa edhe ka përmendur që ndjen mall për këngët e Minatorit.

Këngëtari nga Ferizaj është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan me fansat e tij dhe ata që e ndjekin momente të ndryshme nga dita e tij, qoftë ajo private apo pjesa e karrierës së tij muzikore.

Videon mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.